Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Opozitë do të thotë të ndahesh nga non grata, Rama ka idhull Berishën e dikurshëm


Ish-drejtuesi në i komanduar i PD-së Enklejd Alibeaj deklaroi në emisionin “Real Story” në Report Tv se opozitë do të thotë të ndahesh nga non grata, e ndërsa për Ramën thotë se ka non grata në oborrin e tij.

Alibeaj tha se berishizmi më i madh është te Rama, për të cilin thotë se ka idhull Berishën e dikurshëm.

“Opozitë është të kesh aftësi të distancohesh nga non grata. Rama ka në oborrin e tij tre copë. Duhet të kesh aftësi të bësh një formacion politik që të ketë fytyrën e perëndimit. Të ketë ofertë serioze ndaj publikut, shërbim ndaj publikut. Të gjitha këto Rama i ka zero. Nëse brenda PD-së, ai që ka qenë dhe është një tension i brendshëm, është ai që quhet berishizmi. Berishizmi më i madh është Rama. Modeli idhull i Ramës, është Berisha i dikurshëm”, tha Alibeaj.