Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme greke reagon pas lënies në burg të Belerit nga GJKKO: Vendimi, godet perceptimin evropian të shtetit të së drejtës


 

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër sa i takon vendimit të GJKKO-së për lënien në burg të Fredi Belerit, nën akuzën e blerjes së votave në Himarë.

Në faqen zyrtare të këtij institucionit thuhet se zgjatja e paraburgimit për Belerin, është një goditje për drejtësinë publike dhe perceptimin evropian për shtetin e së drejtës.

Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës” shkruhet në reagim.