Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Kavajë, reagon policia: Dyshojmë për hakmarrje


Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal.

Është qëlluar për vdekje Arjan Gosa vëllai i Armand Gosës i cili pak kohë më parë humbi jetën pas një përplasje me Altin Rexhen i vrarë edhe ky nga Gosa me thikë.

Pas atentatit në Kavajë, në pamjet e para duket babai që qëndron pranë djalit të ekzekutuar. 

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje“-njofton policia.