Vendosni fjalën kyçe....

KQZ kërkon gjobë për 20 kryetarë bashkie për përdorim të burimeve publike për fushatë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të marrë masa administrative për Kryetarë Bashkie si dhe për Sekretarë të Përgjithshëm të disa ministrive dhe zyrtarë të ndryshëm në nivel lokal apo qendror (lexo këtu).

KQZ ka kërkuar vendosje gjobe në shumën 3 mijë lekë për 20 kryetarë bashkie pasi kanë përdorur burimet publike për fushatë.

Gjobë 30 mijë lekë është kërkuar për  Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive: të Turizmit dhe Mjedisit, Kulturës, Shëndetësisë, Drejtësisë dhe Financave.