Vendosni fjalën kyçe....

“Vëlla, do fitojmë se s’bën?” – Këlliçi surprizohet nga qytetari e i premton fitore në 14 maj (Video)


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi ka nisur takimet me qytetarët mëngjesin e sotëm.

Ai ka hedhur një video në Facebook ku shfaqet i surprizuar nga një qytetar që kishte ardhur ta takojë, pasi e kishte parë në Facebook se Këlliçi kishte nisur takimet ne lagje me qytetarët.

Këlliçi shkruan se nuk ka kaseta e montazhe, një referencë për kundërshtarin e tij Veliaj, po takime të drejtpërdrejta  me qytetarët.

Kandidati i koalicionit të opozitës thotë gjatë videos se nuk e njeh qytetarin që ka ardhur ta takojë

Pjesë nga biseda e Këlliçit me qytetarin

Qytetari: Po të ndiqja live, vetëm se ishe në lagje dhe erdha të takoj. Urime dhe mbarë o Zot.

Këlliçi: Po ku na pe? Na pe n ë Facebook?

Qytetari: Po, po të shikoja në Facebook tani.

Këlliçi: E sheh çfarë pune ka bërë Facebook? E ka parë live. ‘Isha rrugës’, thotë. E mora vesh që je në lagje, erdha me të taku.

Qytetari: Po, po.

Këlliçi: As njihemi, asnjë gjë.

Qytetari: Të uroj fitore.

Këlliçi: Sondazhi më i mirë, Lëre çfarë sheh në televizor. Sondazhi më i mirë është ky. Ndalojnë njerëzit punët e veta dhe vijnë na takojnë. Vëlla do fitojmë se s’bën. Respekte. Të falëënderoj shumë vëlla.