Vendosni fjalën kyçe....

Juve dhe Inter ndahen në barazim në gjysmëfinale të Kupës së Italisë


Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit ka përfunduar në barazim duke mbetur kështu gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.

Derbi italian “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1.

Juan Cuadrado (83’) shënoi për epërsinë e “Zonjës së Vjetër”, që u duk se po merrte fitoren e parë.

Por, miqtë fituan një penallti në fundin e ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi Romelu Lukaku (90+4’).