Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Çmimet i rritën bordet e Edi Ramës, mblodhi 520 mln euro dhe nuk i ktheu asgjë qytetarëve


Kryetari i PD, Sali Berisha nga Cërriku ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Servet Duzha, akuzoi  bordet e Edi Ramës se rritën çmimet e ushqimeve dhe produkteve të karburantit.

Berisha tha se qeveria mblodhi 520 mln euro nga taksat, por nuk u ktheu asgjë qytetarëve.

“Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet, caktoi bordet. Çfarë ndodhi? Mblodhi 520 mln euro më shumë taksa. Që të gjitha qindarkë për qindarkë paratë tuaja, sepse çdo gjë që bletë në dyqan e bletë me çmimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin. 

Çdo qeveri që ka dhembshuri, ka ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve, ato do ti kthente 1 për 1 tek qytetarët. Dhe këtë e bënë të gjitha qeveritë. E bëri dhe Kosova. Iu dha pensionistëve 100 euro, ua shtoi pensionin. Ua shtoi 100 euro sepse çmimet po u rritën, vështirë që ulen ato, ligj i tregut ky. U dha studentëve 100 euro, rrogëtarëve 120 euro. Ato që mblodhi i shpërndau. Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat 70 %, por të themi rroga e pensione me 40%. Përkundrazi, asgjë, përkundrazi sot blihet me rrogën 30% më pak se sa blihej në vitin 2013″, tha kreu i PD.