Vendosni fjalën kyçe....

Qëlluan me armë në drejtim të një banese pas një konflikti në Mamurras, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar


Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në Mamurras pasi dyshohet se janë autorë të kanosjes me armë ndaj një shtetasi ngjarje e cila ndodhi pas një konflikti të çastit.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen “Demokracia”.

Shtetasit P.N dhe R.Gj dyshohet se kanosën shtetasin Sh.N duke qëlluar në drejtim të banesës së tij.

Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”-njofton policia.