Vendosni fjalën kyçe....

President austriak vizitë zyrtarë në Shqipëri me ftesë të Begajt


Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, do vizitojë Shqipërinë në datat 26-28 mars me ftesë të presidentit shqiptar Begaj.

Kreu i shtetit austriak do shoqërohet në vizitë nga Zonja e Parë, Doris Schmidauer. Begaj do e presë homologun austriak me një ceremoni zyrtare në Presidencë më 27 mars, e në përfundim takimit pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp të dy krerëve të shteteve.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Van der Bellen, do zhvillojë takime të nivelit të lartë e do marrë pjesë, bashkë me Begajn, në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.