Vendosni fjalën kyçe....

Pas dhënies së ‘vulës’, PD pajiset me zyra të reja


 

Pas marrjes së vulës SË Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk do të bëjë luftë për selinë e Partisë Demokratike.

Aktivitetin  e saj politik PD-ja zyrtare do ta ushtrojë në zyra të reja, ku në hyrje të godinës është vendosur logoja dhe emri i PD-së.

Ambjentet me rreth 170 metër katrorë do të shërbejnë për zyrat e drejtuesve të PD-së zyrtare dhe mbledhjet që ata do të zhvillojnë.

Grupimi i Alibeajt la selinë në mënyrë paqësore grupimit të Berishës dhe prej aso kohe mbledhjet zhvilloheshin në kryesinë kuvendit ose në ambiente private në Tiranë sikurse ndodhi të hënë në mbledhjen maratonë 7-orëshe të tij.

Sakaq KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.