Vendosni fjalën kyçe....

Tritol jashtë zyrave të OSHEE-së në Bushat, dëmtohen dy makina


Në orët e para të mëngjesit një shpërthim me tritol ka ndodhur jashtë zyrave të OSHEE-së në Bushat të Vaut të Dejës.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dy mjetet të parkuara në oborr.

Policia thotë se ka siguruar prova që do çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”-thuhet në njoftimin e Policisë.