Vendosni fjalën kyçe....

PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit


Partia Socialiste e Shqipërisë ka dërguar kërkesën zyrtare për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.