Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje indiferentëve politikë, socialistëve, administratës dhe të rinjve t’i bashkohen revolucionit demokratik


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje disa grupeve shoqërore që të bashkohen në revolucionin demokratik të nisur prej tij.

Berisha kërkoi nga foltorja e protestës që indiferentët të bashkohen pasi kështu ata mund të largojnë të keqen.

Kreu i PD-së bëri thirrje edhe për administratën shtetërore të rinjve dhe socialistëve që të mund t’i bashkohen revolucionit dhe ndryshimit.

Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtat e votës dhe çdo gjë, e uzurpojë me sektin e rilindjes, ai kërkon të asgjësojë edhe PD mendon të përjashtojë nga zgjedhjet.

Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria, ne jemi këtu sa të jetë toka, ne nuk lëvizim kurrë.

Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpërthimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje çdo të riu bashkohuni me këtë revolucion, revolucionin e bëjnë të rinjtë.

Energjia e të rinjve i bën ato të pathyeshme para asgjëje, i bën ato të triumfojnë mbi cdo gjë

Luftoni për veten, për të ardhmen dhe për Shqipërinë.

I bëj thirrje socialisteve mbarë shqiptarë bashkohuni me këtë revolucion. Idealet tuaja nuk janë vjedhja, nuk janë shkretimi i Shqipërisë. Idealet tuaja nuk janë shkatërrimi i vendit, bashkohuni me ne

Revolucioni nuk është i Sali Berishës, por i çdo shqiptari.

Një thirrje vëllazërore do tu drejtoj sot të gjithë atyre që i shohin forcat politike me mosbesim, që janë të zhgënjyer dhe vazhdojnë rrugën në vetmin ë tyre. Unë iu them se keni shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por nuk mund të gjeni arsye për të qenë indiferent. E keqja nuk kërkon asgjë tjetër për të triumfuar, vetëm indiferencën e njerëzve të mire si ju

Ndaj bashkohuni me ne për të hedhur këtë kalbësirë që po rrënon vendin tonë.

Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, mos harroni se në ligj dhe moral ju nuk jeni shërbëtorë të një organizatë kriminale që kryesohet nga Rama, por jeni shërbëtore të këtyre qytetarëve

Sot ju përjetoni një terror dixhital dhe të gjithanshëm, Rama ju ka shndërruar në qenie virtuale. Bashkohuni me ne në këtë revolucion të përcjellim sa më shpejt, të përmbysim këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.