Vendosni fjalën kyçe....

Rama: I vetmi i akuzuar në procesin gjyqësor në SHBA ish-zyrtari i FBI-së, asnjë lidhje me qeverinë apo mua


Kryeministri Rama tha në Kuvend se mocioni me debat i kërkuar nga opozita është absurd dhe se i akuzuari i vetëm i çështjes ‘McGonigal’është ish-zyrtari i FBI-së Charles MeGonigal dhe askush tjetër.

Ai i quajti akuzat e opozitës një kanal ujërash të zeza që përpiqet të shfrytëzojë politikisht procesin gjyqësor në SHBA me shtetin e qeverinë shqiptare dhe me atë personalisht.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBVA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua,. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua.Aktakuza shënon se ai nuk i ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajon e nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas amerikan i quajtur personi A. Në aktakuzë përmendet edhe hetimi amerikan i parave ruse dhe se personi në fjalë ka marrë informacion nga zyra ime për këtë. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Kaq janë faktet.” – tha Rama.