Vendosni fjalën kyçe....

Autoriteti i Konkurencës ngre Grupin e Punës për monitorimin e tregëtimit të nënprodukteve të qumështit


 

Autoriteti i Konkurrencës vendos të ngrejë një Grup Pune për monitorimin e tregut të ndërrmarjeve të prodhimit të qumështit, duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike në media se këto sipërmarrje do të ngrenë çmimet deri në 37 %.

Autoriteti thotë se po monitoron në terren nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë duke e quajtur si shkelje abuzive dhe të ligjit ‘Për mbrojtjen e konkurencës’.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Sjellim në vëmendje të ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit se, shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme,” thuhet në njoftim.