Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët e mbrojtjes së SHBA-së: Gjatë presidencës së Trump janë dyshuar 3 balona të tjera kineze – BBC


 

Të paktën tre balona të dyshuara si spiune kineze kanë fluturuan mbi SHBA gjatë presidencës së Donald Trump, kanë thënë zyrtarët e mbrojtjes, shkruan BBC.

SHBA nuk i zbuloi balonat në atë kohë, tha gjenerali Glen VanHerck, duke përmendur një “hendek në inteligjencën ushatarake.”

Ato mund të jenë klasifikuar fillimisht si UFO, sipas New York Times dhe Bloomberg.

Shtetet e Bashkuara i kanë klasifikuar ato si balona vëzhgimi, bazuar në inteligjencën shtesë.

Gjenerali VanHerck, zyrtari i Pentagonit përgjegjës për mbrojtjen e hapësirës ajrore amerikane, tha të hënën se kishte një boshllëk në inteligjencën ushtarake në atë kohë.

Është përgjegjësia ime të zbuloj kërcënimet ndaj Amerikës së Veriut. Unë do t’ju them se ne nuk i zbuluam ato kërcënime,” tha ai.

Një balonë e dyshuar spiune kineze u rrëzua nga ushtria amerikane gjatë fundjavës pasi kaloi ditë të tëra duke udhëtuar nëpër hapësirën ajrore amerikane.

Marina amerikane është ende duke punuar për të rikuperuar mbeturinat në brigjet e Karolinës së Jugut.

Incidenti me balonë ka tensionuar marrëdhëniet SHBA-Kinë, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken javën e kaluar që anuloi një udhëtim të planifikuar për në Pekin.

Ky do të ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zyrtarëve amerikanë dhe kinezë në vite.

Shtëpia e Bardhë ka kredituar një direktivë të presidentit Joe Biden për agjencitë e inteligjencës për të rritur përpjekjet për të identifikuar operacionet e spiunazhit në SHBA, duke ndihmuar në raportimin e incidentit të fundit.

Ne rritëm kapacitetin tonë për të qenë në gjendje të zbulonim gjëra që administrata Trump nuk ishte në gjendje t’i zbulonte,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Të hënën, John K Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, konfirmoi se balonat e dyshuara të vëzhgimit fluturuan mbi SHBA gjatë kohës së zotit Trump në detyrë.

Nga çdo tregues që kemi, kjo ishte për periudha të shkurtra kohore – asgjë si ajo që pamë javën e kaluar për sa i përket kohëzgjatjes,” tha ai.

Në Truth Social, Trump i hodhi poshtë raportet si “dezinformim të rremë”.

Mark Esper, i cili shërbeu si sekretar i mbrojtjes nën Trump, i tha CNN të Premten se ishte “i befasuar” kur dëgjoi raportet për tullumbace spiune nga ajo kohë.

Nuk mbaj mend që dikush të ketë ardhur në zyrën time ose të ketë lexuar diçka që kinezët kishin një tullumbace vëzhgimi mbi Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Zyrtarët kinezë kanë mohuar që balona që kapërceu SHBA-në kontinentale javën e kaluar është përdorur për qëllime spiunazhi, duke pretenduar se ishte një balonë meteorologjike që kishte fluturuar jashtë kursit.