Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës përfshijnë vendin, zhbllokohet Rruga e Arbrit, orteqet shkaktojnë probleme në rrugën Bogë-Theth


Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore te vendit duke shkaktuar disa probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve.

Sipas ARRSH-së, në zonat e bllokuara është punuar me mjetet borëpastruese dhe lëvizja po bëhet si zakonisht.

Në njoftim i bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, të jenë të pajisur me goma dimërore ose zinxhirë, të ecin me shpejtësi të ulët si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Është hapur pas disa orësh bllokimi Rruga e Arbrit ndërsa disa fshatra në Dibër kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, raporton gazetari Enver Doçi për News24.

Njoftimi

“Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”