Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëdhëniet e mia me Ramën janë zyrtare, njerëzit duhet t’i largohen të vështruarit të tyre si personale”


Ambasadorja amerikane ka deklaruar mbrëmjen e sotme se marrëdhëiniet e saj me kryeministrin Rama janë zyrtare dhe jo personale.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Yuri Kim, ajo tha se njerëzit duhet t’u largohen të vështruarit të marrëdhënieve të saj me Ramën si personale.

Ambasadorja amerikan vlerësoi marrëdhëiniet mes qeverive të dy vendeve dhe bashkëpunimin e tyre në institucionet ndërkombëtare mes të cilave dalloi pranimin e qytetarëve afganë që u larguan nga vendi pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

“Marrëdhënia midis dy qeverive është shumë e fortë dhe pjesë e asaj marrëdhënieje është një marrëdhënie midis kreut të qeverisë dhe ambasadores amerikane. Dhe, përsëris, dua t’iu kërkoj njerëzve t’i largohen të vështruarit të këtyre marrëdhënieve si personale. Nuk janë marrëdhënie personale. Janë marrëdhënie zyrtare. Dhe ajo që mund t’ju them është se kur kryeministri dhe unë diskutojmë një çështje që është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, i realizojmë gjërat. Nuk mund të kërkonim partner më të mirë, qoftë në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për çështje kritike. Për shembull, vendimi i Shqipërisë për të qenë vendi i parë që doli vullnetar për të marrë afganët që po iu iknin talibanëve, për t’iu dhënë një strehë të sigurt për pak muaj rrugës për në Shtetet e Bashkuara për një jetë të re. Është diçka shumë e respektueshme që bëri ky vend.” – tha Kim.