Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i Alibeajt heq dorë nga ankimimi për bashkimin e dy statuteve, çështja e vetme në gjykatë mbetet vula e PD-së


Grupi i Alibeajt ka hequr dorë nga ankimimi për bashkimin e dy statuteve të PD-së, atë të Kuvendit të 18 korrikut e atë të 18 dhjetorit, kësisoj çështja e vetme që ka mbetur për t’u gjykuar është çështja se cili grupim në PD do ketë ‘vulën’ apo e thënë ndryshe do drejtojë selinë blu.

Bëhet fjalë për vendimin e marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, sipas të cilit PD-ja i takon zyrtarisht grupit të Berishës.

Megjithatë pas vendimit të tij, grupi i Alibeajt e ankimoi vendimin duke e çuar çështjen në Apel.

Përfaqësuesi i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa, tha se më tërheqjen e çështjes tjetër, gjykata duhet të japë sa më shpejt një vendim lidhur me çështjen që ka mbetur ende.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështjeje.

Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotëm, për të cilin ne kerkojmë pushimin e çshtjes, përcakton nësë Kuvendi i Korrikut 2021 do regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje thjesht pengon gjykimin e çëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike. Ne kushtet kur çështja eshte shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet, jemi te bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta ëshëe bërë pengesë për gjykimin e vendimit te Zhukrit.

Që është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje, ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datën 31 maj. Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD-së gjatë këtyre muajve. Pa dashur të paragjykoj vendimin që do marrin gjykatësit, nuk mund të rri pa përmendur që për kaq muaj me radhë, është e çuditshme, në mos e qëllimshme zvarritja pa arsye të qartë e vendimit.” – tha Sefa.