Vendosni fjalën kyçe....

Blushi poston videon: Veliaj nuk pati kohë të rregullonte rrugën, e kishte mendjen te afera e inceneratorëve


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka postuar një video ku tregohet shkatërrimi i rrugës “Ndre Mjeda”.

Blushi shkruan se Kryetari i Bashkisë në 8 vite nuk pati kohë të ndërtonte një infrastrukturë dinjitoze.

Sipas tij kjo nuk ka ndodhur pasi Veliaj kishte në fokus “mega-vjedhjen e aferës së inceneratorëve”.

Sonte në Rrugën “Ndre Mjeda” tek Njësia Bashkiake Nr.7 të lënë rrugëve nga Erion Veliaj. Gjendja e mjeruar, e rënduar edhe nga shiu, flet vetë!

Tetë vite në krye të Bashkisë, me taksa dhe tatime të rritura dhe me një buxhet vjetor prej 350 milion euro, Erion Veliaj nuk pati kohë të ndërtonte një infrastrukturë dinjitoze për kryeqytetin sepse ishte i fokusuar tek vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës dhe tek lejet e ndërtimit.

Tirana ka nevojë për një administrim më të mirë dhe jo për një Kryebashkiak që e ka mendjen tek vjedhja dhe mashtrimi nga mëngjesi në darkë! Ndaj më 14 Maj Tirana do të votojë Ndryshimin!”-shkruan Blushi.