Vendosni fjalën kyçe....

Mediu pas daljes nga SPAK-u: Jam i pafajshëm, akuzat të motivuara politikisht, të njëjtat si në vitin 2009


Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar pas daljes nga SPAK, ku ishte për t’u njohur me akuzat e prokurosë ndaj tij për shpërthimin e Gërdecit, se është i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Ai tha për mediat se nuk ka pasur asnjë lidhje me kompaninë amerikanë që merrej me demontimin e armëve.

Po kështu Mediu shtoi se shpreson që të merret në pyetje teksa theksoi se do mbajë përgjegjësi për gjithçka ka firmosur.

“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake.

Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë. Nuk ka qenë ministri prezent por autoritetet më të larta ushtarake. Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak do u lutesha gjithsecilit që të lexojë edhe rregulloren. Është thjeshtë e qartë se nuk kam asnjëlloj dijenie as nuk e di se kush ka firmosur.

Bumçi ka dhënë sqarimet e veta. Nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë,. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Ministri duhet të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi.” – tha Mediu.