Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Bulqizë, makina bie në greminë, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Nga aksidenti janë plagosur rëndë dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik.

Mjeti ka përfunduar disa metra në greminë, ndërsa po punohet për nxjerrjen e të plagosurve pasi terreni i thyer e vështirëson procesin.

Në vendin e ngjarjes janë dy autoambulanca që pritet të transportojnë të plagosurit.