Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Viti 2023 do sjellë ndryshimin, marrëdhënia me PD-në e shkëlqyer


Kreu i Partisë së Lirisë pohoi sot se viti 2023 pritet të jetë i ndryshimit në vend ndërsa ritheksoi marrëdhënien e fortë me aleatin e saj opozitar, PD-në.

Në konferencën për mediat nga selia e partisë, Meta tha se opozita do jetë kudo kudo për të dëgjuar qytetarët e për t’i mbrojtur ata nha shteti mafioz.

Më herët ai akuzoi kryeministrin Rama se qeveria e tij kishte bërë mbi 1 miliard euro abuzime në vitin 2022 teksa vendi varfërohet gjithnjë e më shumë e zhytet edhe më tej në korrupsion.

“Një gjë është e sigurt, që 2023 do jetë viti i ndryshimit, marrëdhënia me PD është e shkëlqyer dhe koordinimit tona janë të vazhdueshme. Sikurse kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate. Për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga qeveria. Mbi të gjitha opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që kërkojnë ndryshimin dhe janë të vendosur për ta mbrojtur nga ky shtet mafioz që tenton të përjetësojë një klikë.”-  tha ndër të tjera Meta.