Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 të vdekur dhe 5 të plagosur


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të premte pranë një restoranti në Aydin të Turqisë. Guvernatori Hüseyin Aksoy bëri të ditur se nga shpërthimi kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 5 persona. Njëri prej të plagosurve thuhet se është në gjendje të rëndë.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në një restorant “doner” në rrugën Qipro në Altintaş Mahallesi.

 Sipas dyshimeve të para, ka pasur një shpërthim gjatë ndërhyrjes për të rregulluar një tub mosfunksional. Punëtorët raportuan se kishin nuhatur një erë të çuditshme pak para shpërthimit.

Kryebashkiaku i Bashkisë Metropolitane të Aydin, Özlem Çerçioğlu tha se janë informuar se nga shpërthimi është plagosur rëndë një vajzë 16-vjeçare dhe se u vjen shumë keq për ngjarjen.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë caktuar 3 prokurorë publikë dhe janë lëshuar 5 urdhër arresti për personat e dyshuar si përgjegjës për ngjarjen.