Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli ‘ul në tokë’ avionët luftarakë të gjeneratës së fundit


Ushtria izraelite (IDF) ka vendosur të ndalojë fluturimin e 11 avionëve të saj luftarakë F-35A të dielën, pas një incidenti në Teksas javën e kaluar, ku një avion F-35B Lightning II i Forcave Ajrore të SHBA u rrëzua gjatë uljes.

“Nga gjetjet dhe informacioni i transmetuar, u zbulua se këta avionë kërkojnë një inspektim të dedikuar për të përjashtuar mundësinë e një keqfunksionimi të përsëritu.” – tha një zëdhënës i IDF për mediat.

Një rishikim fillestar tregoi se avioni i furnizuar nga SHBA-ja mund të ketë defekte të ngjashme që çuan në rrëzimin e avionit në Teksasit, tha IDF. Vendimi për të ndalur avionët u mor si masë paraprake pasi nuk ishte ende e qartë nëse F-35-at izraelitë kishin një problem të ngjashëm.

Aeroplani amerikan F-35B u rrëzua gjatë një procedure ulje vertikale në një bazë ajrore në Teksasin e Veriut të enjten e kaluar, duke e shtyrë pilotin të dilte nga avioni pothuajse në nivelin e pistës. Avionëve F-35A të Izraelit u mungon plotësisht aftësia e uljes vertikale.

Është hera e dytë që Izraeli ndalon fluturimet e tij F-35 këtë vit. Në korrik, Tel Avivi i kishte ndalur tashmë avionët për disa kohë pasi u zbulua një mosfunksionim i ndenjëses. SHBA-ja ndaloi gjithë flotën e saj të F-35 asokohe.

I shpallur nga Uashingtoni dhe prodhuesi i armëve dhe hapësirës ajrore me bazë në SHBA, Lockheed Martin si një nga avionët luftarakë më të përparuar të zhvilluar ndonjëherë, projekti F-35 ka qenë një projekt i kushtueshëm për taksapaguesit amerikanë, të cilët kanë paguar faturën për një seri të gjatë vonesash, keqfunksionimesh e tejkalimeve të kostove.

Megjithatë, aleatët e Amerikës, përfshirë Kanadanë, Gjermaninë dhe Finlandën, janë rreshtuar të gjithë për të blerë aeroplanin.