Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Po abuzohet me fondet publike, paratë e start up-eve i merr djali i FSHZH-së


Deputetët demokratë dhe socialistë janë përplasur në Kuvend pas fjalimit të deputetes Ina Zhupa.

Kjo e fundit foli për abuzimet me fondet publike, ndërsa disa deputetë të PS si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkuan disa herë që të përmbahej në rendin e ditës.

Zhupa iu kthye Nikollës duke thënë se nuk do ia shkruajë ajo fjalimin duke u ndalur tek disa denoncime për start-upet.

FSHZH ka një anëtar në komision që jep dhe fiton grantet. Një konflikt i hapur interes. Është ky fondacion dhe dy CEO që janë anëtarët e bordit të fondacionit që do të menaxhojë për 10 vjet Butrintin. Nuk pres të ketë menaxhim të ndryshëm për Butrintin.

Ky është shqetësim i madh. Edhe për fondet që janë abuzuar dhe për trashëgiminë kulture. Ministrja këtu tha se i kanë kthyer përgjigje emisionit. Ende sot qoftë publiku apo emisioni nuk ka të dhëna se kush janë përfituesit e fondeve. Pse janë klasifikuar si start up.

Rasti tjetër ishte kur e merr djali i kryetarit të FSHZH. Rasti tjetër ishte kur e merrni babë e bir dy start- upe të ndryshme në të njëjtën hapësirë. Abuzim me fondet publike dhe paratë që ishin të destinuara për rininë. I jepni me miq dhe shokët e partisë. Dhe në fund pastaj shpresa humb, të rinjtë marrin gomonet”, tha ajo.