Vendosni fjalën kyçe....

Nëntë të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Turqi


Tetë oficerë policie dhe një civil u plagosën në Turqinë juglindore të premten herët në mëngjes, kur një bombë e fshehur në një makinë të parkuar shpërtheu teksa po kalonte një mikrovus policie, kanë thënë zyrtarët turq.

Incidenti ndodhi pranë një tregu bagëtish në pjesën jugore të Dijarbakirit, kryeqyteti provincial i provincës turke me të njëjtin emër, u tha gazetarëve guvernatori Ali Ihsan Su. Ai e përshkroi shpërthimin si një sulm terrorist.

Automjeti i blinduar i policisë po transportonte oficerë të policisë nëpërmjet autostradës që lidh qytetin me Mardinin, raportuan mediat turke. Në minibus ndodhej edhe civili i plagosur.

Mësohet se jeta e viktimave nuk është në rrezik, por të nëntë janë dërguar për masa paraprake në spital. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, raportoi se forcat e rendit kishin arrestuar dy të dyshuar në lidhje me sulmin.

Muajin e kaluar, një bombë vrau gjashtë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Stamboll. Ankaraja fajësoi një milici kurde me bazë në Sirinë verilindore për organizimin e komplotit dhe u përgjigj me një fushatë sulmesh ajrore ndërkufitare.

Milicia e Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) me bazë në Siri, e udhëhequr nga kurdët, mohoi çdo përfshirje, ashtu si PKK ose Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila u emërua nga zyrtarët turq si fajtore.

PKK, e cila renditet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka mohuar çdo përfshirje në shpërthimin e Stambollit. Grupi ka zhvilluar një luftë guerile me dekada kundër qeverisë turke. Ankaraja thotë se milicitë kurde në Siri janë degë të PKK-së.