Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk merr masa ligjore për llogarinë në “Twitter” që i gjurmonte avionin privat


Elon Musk thotë se është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër mbajtësit të një llogarie në “Twitter” që gjurmon avionin e tij privat.

Llogaria @ElonJet, e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, u pezullua të mërkurën.

Siç shkruan BBC, pronari i tij Jack Sweeney, 20 vjeç, përdorte informacione të disponueshme publikisht të gjurmimit të fluturimeve për të postuar në “Twitter” sa herë që avioni i Musk ngrihej dhe ulej.

Musk thotë se tani po ndërmerren veprime ligjore kundër tij dhe të tjerëve, pasi zbulimi i këtyre të dhënave i rrezikon të birin.

“Natën e kaluar, makina që mbante djalin tim të vogël X në LA u ndoq nga një përndjekës i çmendur (që mendonte se isha unë), i cili më vonë bllokoi makinën të lëvizte dhe u ngjit në lagje.”- shkroi ai në Twitter.

Musk shtoi se çdo llogari që zbulon vendndodhjet e njerëzve në kohë reale do të pezullohet “pasi është një shkelje e sigurisë fizike”.

Sweeney mohoi se incidenti ishte i lidhur me llogarinë e tij kur u pyet nga BBC.

Kjo vjen pasi ai konfirmoi në llogarinë e tij personale në Twitter të mërkurën se profili ishte pezulluar.

Atë mbrëmje, llogaria e Sweeney dukej se ishte riaktivizuar. Ai shkroi në Twitter: “Po, jam kthyer!” Pak minuta më vonë kjo llogari u rendit sërish si e pezulluar.

Studenti është përgjegjës për dhjetëra llogari të tjera që ndjekin fluturimet private të amerikanëve të pasur, duke përfshirë bashkëthemeluesin e “Microsoft”, Bill Gates, themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos dhe shefin ekzekutiv të “Meta”, Mark Zuckerberg.

Shumë prej këtyre llogarive duke përfshirë një avion gjurmues të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin, dhe një tjetër avion monitorues të famshëm – duket se janë pezulluar gjithashtu të mërkurën pasdite në Twitter.