Vendosni fjalën kyçe....

Shteti amerikan paralajmëron se mund të rikthejë maskat Covid brenda pak javësh


Zyrtari më i lartë shëndetësor i qarkut Los Angeles, SHBA sinjalizoi të enjten se qarku mund të vendosë detyrimin e mbajtjes së maskave lidhur me Covid-19 javët e ardhshme.

“Nëse të dy treguesit e shtrimit në spital, pranimet e reja Covid-19 dhe përqindja e shtretërve të zëna nga pacientët me Covid, e kalojnë pragun e vendosur, LA County do kthehet në maskimin universal në mjediset e brendshme.” – tha drejtoresha e Shëndetit Publik të Qarkut LA, Barbara Ferrer në një konferencë shtypi të enjten.

Ferrer shtoi se kërkesat për maska ​​do kthehen nëse Qarku i Los Angeles ka normë mesatare ditore të pranimeve në spital prej 10 personash për 100,000 ose nëse më shumë se 10 përqind e shtretërve të pacientëve janë të zënë nga pacientë me Covid-19. Të enjten, Departamenti i Shëndetësisë në Los Angeles raportoi 4,493 raste të reja COVID-19 dhe 14 vdekje të tjera.

Të dhënat e siguruara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se muajt e fundit, vdekjet nga Covid-19 kanë rënë ndjeshëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Rastet dhe shtrimet në spital kanë treguar një rritje të lehtë në mbarë vendin.

Qarku i Los Angeles e kishte hequr detyrimin e maskës për transportin publik vetëm në shtator 2022.