Vendosni fjalën kyçe....

Shtetet anëtare i bëjnë presion BE-së për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë – Financial Times


Vendet kryesore anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje Brukselit të ndryshojë sanksionet ndaj Moskës për të bërë një përjashtim më të qartë për furnizimet me drithë dhe pleh rus, raportoi të mërkurën Financial Times.

Sipas një dokumenti të parë nga FT, Gjermania, Franca e Holanda janë ndër vendet që i kërkojnë Komisionit Evropian të bëjë ndryshime. Ata argumentojnë se rregullat e tanishme po vonojnë dërgesat jetike në vendet e varfra.

“Situata e tanishme ligjore po çon në kritikat se sanksionet në fakt pengojnë tregtinë e ushqimit dhe plehrave.” – thuhet në dokumentin e shteteve anëtare, që thuhet se përfshin gjithashtu Spanjën, Belgjikën e Portugalinë.

Ai deklaroi se dërgesat ndonjëherë ngecin në portet evropiane teksa kompanitë janë të shqetësuara për pjesëmarrjen në transaksione me firmat ruse. Gazeta shtoi se institucionet financiare, siguruesit, transportuesit dhe tregtarët me shumicë ngurrrojnë të bëjnë eksportin e ushqimit e plehrave ruse, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit.

Sipas FT, dokumenti thoshte gjithashtu se tani ekzistonte një gjendje ‘e padëshirueshme’ ku BE-ja është më e rreptë në transaksionet bujqësore sesa SHBA dhe Britania, gjë që ‘duket në kundërshtim me politikën e përgjithshme të BE-së për sigurinë ushqimore’.

Gazeta vuri në dukje se disa vende anëtare duan të përdorin paketën e nëntë të planifikuar të sanksioneve antiruse si një mundësi për ndryshime që adresojnë furnizimin me ushqime dhe plehra.