Vendosni fjalën kyçe....

Prençi tërhiqet nga Primaret e Kamzës: Nuk njoh procesin, socialistët kanë emrin në lista


Shemsi Prençi është tërhequr nga gara e primareve në Bashkinë e Kamzës në ditën e votimit.

Ai ka denoncuar parregullsi në proces, lidhur me listat.

Sipas tij në listën e miratuar nga kryesia e PD-së në Kamëz janë emrat e socialistëve ndërsa demokratëve i shkruhet emri me dorë.

Modeli i votimit në Primaret e PD Kamëz!

Socialistët kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.

Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike”-shkruan Prençi.