Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxjerr lejen e ndërtimit të “Prestige Resort”: Po shembet në shkelje të çdo ligji dhe procedure


Kryeministri Edi Rama thotë se po zbatohet ligji lidhur me aksionin e IKMT-së për shembjen e “Prestige Resort” . Ai ftoi dhe gazetarët të lexojnë ligjin.

 “Është mirë që kur diskutojmë për çështje që lidhen me ligjin, të njihemi me të dhe me procedurat. T’i mësojmë mirë ato për të mos bërë spekulime dhe për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Lexoni ligjin është i qartë. Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve për qëllim fitimi janë të qarta. Të përshkallëzuar me ligj. Ka shembje, konfiskim në varësi nga niveli i shkeljes dhe kështu me radhë… Pra lexoni ligjin me shumë vëmendje. Mos nxirrini konkluzione të bazuara në premisa të gabuara.”-tha Rama.

Mirëpo sipas kreut të PL-së Ilir Meta, shembja e resortit po bëhet në shkelje të çdo ligji. Madje ai ka publikuar dhe shkresën që vërteton se resorti ka leje ndërtimi.

“Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se ‘Prestige Resort’ ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.

Koha për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!”– shkruan Meta krahas dokumentit.