Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët gjermanë ankohen se kanë ftohtë në vendin e punës – Media


Me fillimin e motit më të ftohtë, ligjvënësit në parlamentin gjerman po ‘luftojnë’ për të mbajtur ngrohtë vendet e tyre të punës, sipas Der Spiegel.

Ndërsa Bundestagu po shkurton konsumin e tij të energjisë në mes të krizës, disa deputetë janë ankuar se kushte të tilla krijojnë rreziqe për shëndetin, raportoi gazeta.

Në shkrimin e titulluar ‘Epoka e akullit në parlament’, revista përmendi se disa ministra dhe ligjvënës kanë veshur pulovra me jakë poshtë xhaketave dhe shalle në zyra.

Sipas Der Spiegel, ‘ka bërë ftohtë në Bundestag, një i ftohtë të pakëndshëm’.

Gazeta citoi ligjvënësen e Partisë së Gjelbër, Renate Kuenast, të ankohej: “U ula e veshur me xhaketë në zyrë dhe kam lëvizur vazhdimisht. Megjithatë, sërish kisha ftohtë.”

Temperaturat brenda parlamentit gjerman thuhet se kanë rënë ndjeshëm pak më shumë se një javë më parë. Në zyrën e Kuenast, termostati tregoi 18.2 gradë C, megjithëse ajo tha se kishte qenë edhe më ftohtë një ditë më parë. Ish-ministrja e Bujqësisë shtoi se disa nga kolegët e saj e kishin edhe më keq në vendet e tyre të punës, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Sipas legjislacionit të kursimit të energjisë, i propozuar nga Robert Habeck, zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë e Klimës, dhe i miratuar nga parlamenti në gusht, temperaturat në ndërtesat qeveritare jorezidenciale, përfshirë Bundestagun, duhet të mbahen në 19 gradë. C, me korridoret që nuk ngrohen fare.

Raporti i Der Spiegel vjen në mes të një krizë të menjëhershme energjetike në Gjermani pasi BE-ja është përpjekur të heqë dorë nga furnizimet ruse me energji.