Vendosni fjalën kyçe....

PD kallëzon në SPAK marrëveshjen për Portin e Durrësit


PD-ja ka kallëzuar në SPAK marrëveshjen për Portin e Durrësit, që u miratua mbrëmë në Kuvend me 74 votat e deputetëve socialistë pas një debati 14 orësh të shoqëruar me tensione, debate e fyerjes deputetëve të  PS-së e atyre të opozitës.

Padia është dorëzuar nga kryearja e gjykatës së PD-së, avokatja Adriana Kalaja.

Sipas saj, në SPAK janë dorëzuar prova e fakte se kompania investitore ‘Egle Hill’ është offshore. Në padi përfshihen kryeministri Rama si dhe minister Balluku e Ibrahimaj.

“Sot kam depozituar një kallëzim kundër kryeministrit Edi Rama, zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, kundër Ministres së Financës Delina Ibrahimaj e kundër çdo zyrtari tjetër, i cili do dalë i implikuar në aferën korruptive në Portin e Durrësit. Unë jam pjesë e grupit të PD që kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin 145 të 2020. Marrëveshja e mbrëmshme do t’i bashkangjitet me një kallëzim po këtij kallëzimi në ditët në vijim. Ky ligj do të shpallët antikushtetues sepse do të ketë të njejtin precedent si ligji special Fusha.” – tha Kalaja.