Vendosni fjalën kyçe....

OKB i bën thirrje Rusisë t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblime për dëmet


Me shumicë votash, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që do detyronte Rusinë të kompensojë humbjet që i ka shkaktuar Ukrainës gjatë konfliktit dhe ka njohur nevojën për të krijuar një ‘mekanizëm ndërkombëtar’ të veçantë që do e lejonte këtë.

Rezoluta u mbështet nga 94 vende në votimin e organizmit botëror prej 193 anëtarësh. Rreth 73 shtete të tjera abstenuan, ndërsa 14 vende votuan kundër.

“Duhet të krijohet një mekanizëm ndërkombëtar për kompensimin e dëmit, humbjes ose lëndimit që rrjedh nga veprimet e gabuara të Rusisë në Ukrainë.” – thuhet në rezolutë. Edhe pse rezolutat e OKB-së nuk janë ligjërisht detyruese, ato kanë peshë politike.