Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për aksionin e SPAK-ut: I lajmëruan të pandehurit të iknin, ju burgosët Lefterin, por ai nuk ishte “koka”


Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë sot në Kuvend lidhur me aferën e inceneratorëve.

 Ai u shpreh se urdhërarrestet e SPAK-ut janë lëshuar pasi janë paralajmëruar të pandehurit që të largoheshin.

“Integrimi nënkupton më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut. Për sa i përket shtetit ligjor ju vendosët monizmin e plotë, ky monizëm e ka renditur Shqipërinë 4 vende më poshtë se diktatura e Vietnamit, ky mionizëm e ka renditur Shqipërinë 53 vende më poshtë se Kosova. Ky monizëm ka vendosur tiraninë e prokurimeve sekrete që janë ngritur 20 herë. Ka vendosur praktikat e papara të vjedhjeve në botë.

Pasi u tha njëherë të ikin, dje SPAK-u juaj lëshoi disa urdhërarreste për djegësat për njerëz që nuk janë gjë tjetër rrogtar të sipërmarrjes së Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë.”– tha Berisha.

Ai u ndal te arrestimi i Lefter Kokës, duke thënë se ish-ministri ishte thjesht personi që krijoi “kanalin e vjedhjes” së inceneratorëve, por jo organizatori dhe drejtuesi i skemës.

“E them unë këtë se kur kryeministër vendos t’i japë një kompanie pa asnjë eksperiencë në kundërshtim me Agjencinë e prokurimeve ai e bën këtë vetëm kur sipërmarrja është e tij pasi nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllaun e tij. Kur kryeministri që vendos të jap 8% Kryeministri firmos për t’i dhënë 8% bonus kompanisë që Ministrja e Shtetit thoshte që nuk ekziston, pasi kompania u krijua 78 muaj më vonë. Unë e di që ju keni burgosur Lefterin, asnjë qindarkë nuk kishte në ministrinë e tij, vetëm krijoi kanalin e vjedhjes për Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Velinë dhe Arben Ahmetajn, dhe ndau diçka me ta.”– shtoi Berisha.