Vendosni fjalën kyçe....

Kanabis brenda shtëpisë së emigrantit, shpallen në kërkim babai e dy djemtë në Krujë


Babai e dy djemtë janë shpallur në kërkim në Krujë pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Dyshohet se Q.X. bashkë më djemtë e tij K.X. e L.X. përdorën banesën e një emigranti që ndodhej në Greqi, të cilën kishin marrë përsipër për ta ruajtur, për të kultivuar kanabis.

Gjatë kontrollit brenda banesës, policia gjeti 206 bimë manabis të mbjella në vazo, ndërsa jashtë shtëpi u gjet një furgon me pajisje elektrike, të cilat dyshohet se do përdoreshin për kultivimin e mëtejshëm të kanabisit.