Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbron projektin e Portit të Durrësit, sulmon opozitën: Jeni ca të mbaruar, pa atdhe, pa fytyrë, din e iman


Me debate të forta është shoqëruar seanca e sotme në Kuvend ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2023.

Debati erdhi pasi deputetët socialist futën në rend dite me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Portin e Durrësit gjë që u kundërshtuar nga opozita.

Pas fjalës së Alibeajt, kryeministri Rama ka mbrojtur kompaninë që qëndron pas projektit të Portit të Durrësit duke thënë se bëhet fjalë për një investim që nuk është bërë ndonjëherë dhe që shndërron Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të rajonit.

“Dakord ne, por ti çohesh këtu dhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet të ekonomisë globale, përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipërisë si një rezultat i një marrëdhënieve strategjike. Falë të cilës në vendin tonë, bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë që e transformon Durrësin në një nga pikat më rëndësishme dhe ndërkohë që këtu as u miratua gjë dhe diskutua. Ju jeni ca të mbaruar, ca njerëz që nuk keni as atdhe dhe që në pikë të sabahut. Akuzoni për pazare dhe aferë një nga kompanitë më të mëdha në botë. Jeni ca të pafytyrë pa fe, pa atdhe, pa din dhe iman. Këta jeni ju.” – tha Rama.