Vendosni fjalën kyçe....

Katër persona të maskuar grabisin dyqanin në Korçë


Katër persona të maskuar e të armatosur kanë grabitur një dyqan në Voskop të Korçës.

Sipas pronarit Bledar Leska, grabitësit kanë marrë nga dyqani një sasi pijesh alkoolike, para e cigare.

Ai tha se personat kanë përdorur një send të fortë për thyerjen e xhamit të derës e më pas kanë hyrë brenda duke kryer grabitjen. Vlera e mallrave të grabitura nuk dihet ende.

“Me kapuça me doreza, vetëm njëri ka qenë pa doreza. Kanë ikur, duket arma nuk e di nëse ka qenë e vërtetë. Kanë patur armë që të katërt. Duken me maskë. Kanë vënë këto nga këto maskat e Halloëeen-it.” – tha pronari për Report Tv.