Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron Vuçiçin: Nëse ka përshkallëzim të situatës shqiptarët do reagojnë si “një komb”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se largimi i Listës Serbe është nxitur nga Beogradi.

Ai paralajmëroi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se nëse do të ketë përshkallëzim të situatës të gjithë shqiptarët do të reagojnë si komb i tërë.

“Një çështje e dytë ka të bëjë më situatën në rajon. Dje zëdhënësi i Kremilinit akuzoi Kosovën për krizën e shkaktuar nga Vuçiç në rajon, manipulimin e paskrupullt me zyrtarët serb në Kosovë, largimin nga institucionet, vendosjen e bandave serbo-ruse dhe futjen e armatimeve të gjitha këto si pretekst vullnetin e qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjin në territorin e vendit, Është një moment jo i lehtë për Kosovën, ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim të plotë dhe PD Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe të dënoj ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. Kjo që ndodh është përpjekje e Vuçic për të mbajtur Serbinë  në Kosovë.

Përshëndes qëndrimin e vendosur të NATO në mbrojttë të stabilitetin të Kosovës sepse Putin dhe Putini i vogël janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re, e theksoj Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë që ta ndërmarrë kur të dojë. Uroj që të mos tentojë të destabilizojë Kosovë se ndëshkimi do jetë i rëndë. Dënoj qëndrimet e Ramës se të gjitha këto acarimet ciklike të gjendjes midis Serbisë dhe Kosovës, Beogradi ka patur direkt apo indirekt mbështetje të plotë të Ramës.

Beogradi është ndjerë më komod dhe më sigurt në kërcënimet dhe projektet e tij mbasi me vasalin e tij Ramën e ka vendosur Kosovës në një darë armiqësore, si nga veriu ashtu edhe jugu i saj.

E vërteta është se kriza aktuale në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vetëm në dukje ka problemin e targave por në thelb është projekti i Serbisë së madhe dhe ndezja e konfliktit në Ballkan, Rama mbetet vasal i Putinit të vogël dhe me këtë shpjegon edhe pseudoreagimin i tij  ndaj një sherri jo të vogël, edhe ky pseudoreagim i vonuar.

Dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do reagojnë si kombi vetëm, dhe të mos llogarisë asgjë tek vasali i tij në Tiranë, Rama sepse shqiptarët e kanë të qartë se përfaqëson një vegël të tij, një tradhtar të kombit shqiptar.“- tha Berisha.