Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik” – Kryeministri i kthehet qytetarit: Je në ndikimin e lëndëve helmuese luftarake, merreni përcilleni


Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident gjatë takimit të tij në Tropojë.

Ndërsa ai po fliste për krizën energjetike një qytetar i ndërpreu fjalën duke bërtitur “Rama ik!”. Qytetari vazhdoi: “Rroftë Partia Demokratike!”

Kryeministri kërkoi largimin e tij të menjëhershëm nga salla.

“Lali ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim ti je në ndikimin e lëndëve helmues e luftarake. E mirëkuptojmë këtë gjë. Mund të qëndrosh bashkë me ne. Merreni përcilleni të lutem tani. Këtu u ekzagjerua. E mbarove detyrën, tani shko tek foltorja. Mbajeni se po e lëshuat ju bie ai, se nuk ecën dot vetë. S’ka problem.”- tha Rama. Qytetari u nxor jashtë i shoqëruar nga dy persona.