Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Modeli ekonomik i PL e nxjerr vendin nga kolapsi ku po e çon Rama


Deputeti Petrit Vasili shkruan se modeli i ri ekonomik i propozuar nga Partia e Lirisë është përgjigjja që shqiptarët po prisnin për krizën e rëndë ekonomike dhe kolapsin ku po e çon kryeministri Rama vendin.

Vasili nënvizon pikat kyçe të programit ekonomik të Partisë së Lirisë dhe thekson se kryefjalë do të jetë transparenca, sundimi i ligjit dhe një administratë që shërben për qytetarët.

Modeli i ri Ekonomik, qe nxjerr vendin nga kolapsi, produkt themelor politik i Konventes se Partise se Lirise.

Modeli ekonomik, qe Ilir Meta dje paraqiti ne Konvente me zgjidhje shume te qarta, ishte pergjigja, qe shqiptaret prisnin per krizen shume te rende ekonomike dhe kolapsin ku po e con rilindja dhe Edi Rama.

Dhe pergjigja erdhi!

Me Modelin e ri ekonomik te paraqitur dje nga Ilir Meta, shqiptaret kane që nga dje nje alternative shume te qarte per varferine, per zhvillimin dhe lirine e bisnesit, per terheqjen e investimeve te huaja dhe vendase me peshe, per nje sistem fiskal te drejte dhe jo te korruptuar.

– Shembja e modelit aktual rilindas te bazuar ne korrupsion ,pastrim parash dhe trafiqesh.

-Burimet dhe oportunitetet jashtezakonshme te Shqiperise do te shfrytezohen maksimalisht dhe nuk do te grabiten.

– Te ardhurat do te rriten sepse korrupsioni grabit mbi 2 miliard euro vetem nga mosmbledhja korruptive e tyre.

– liria dhe konstruktiviteti maksimal ndaj bisnesit moto udheheqese per transformimin ekonomik

– Transparence dhe verifikim ne themel i cdo qindarke te parave publike te derdhura me miliarda ne Koncesione, PP dhe tendera korruptive pa fund te dhene me 99% te çmimit.

Kryefjala e Modelit te ri ekonomik eshte sundimi i ligjit dhe trasparenca absolute e administrates shteterore, qe do te shnderrohet ne sherbyese te qytetareve dhe jo më si nje çete grabitqare patronazhistesh te korruptuar sic eshte sot vetem per shkak te Edi Rames”-shkruan Vasili.