Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Dibra: Punimet në Rrugën e Arbrit me ritmin e breshkës për shkak të problemeve gjeologjike


Kryeministri Rama tha nga Dibra se punimet në Rrugën e Arbrit nuk kanë ecur me ritmin e duhur për shkak të probleme gjeologjike në tunelin e Murrizit.

Po kështu ai tha se Dibra është vizituar nga 26 mijë turistë më shumë këtë vit.

Lidhur me projektet e tjera Rama tha se shpronësimet kërkojnë shumë të ardhura, të cilat nuk janë në ditët e tyre më të mira për shkak të shumës së madhe të parave që shpenzon qeveria për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë , kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike.” – tha Rama.