Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 14 maji dita e dërrmimit të regjimit monist të paligjshëm në Shqipëri


Kreu i Partisë së Lirisë Meta e ka quajtur 14 majin, ditën e dekretuar dje nga presidenti Begaj për zgjedhjet lokale të vitit 2023, si ditën e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.

Në një shënim në Facebook, Meta shkruan se katër vitet e fundit të qeverisjes së Partisë Socialiste kanë qenë të paligjshme, më keq se në vendin më të prapambetur të Afrikës.

Kreu i PL-së shkruan se forca politike që drejton jo vetëm që do garantojë rikthimin e pluralizmit në Këshillat Bashkiakë por do jetë fuqia kruesore e zërit të qytetarëve.

“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes.” – shkruan Meta.