Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Toka nuk mund të rrijë djerrë, deputetët dhe Ministria e Financave po punojmë për një normë ligjore


Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Kafarraj njoftoi se deputetë dhe Ministria e Financave po punojnë për një normë ligjore që toka të mos rijë djerrë.

Rama shpjegoi se nisma synon që poseduesit e tokës të mos e mbajnë atë djerrë por ta japin për tu punuar.

“Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta çuar në 1 miliard brenda kësaj dekade eksportin bujqësor. Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkërisht. Nuk ndodh që farën ta hedhësh, të kthehesh dhe të vjelësh produktin.

Ne kemi hedhur një farë të re mbi atë llum kanalesh të bllokuara e fermerësh të lënë si në mesjetë, por ama në këmbë falë punës së tyre. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore.

Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thotë s’ta jap me qira, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend se toka aq sa është e jotja private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë.  Kemi nevojë edhe për sistem të ri tregjesh”, tha Rama.