Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për herë të parë për vdekjen e Lear Kurtit: Thonë e vrau Policia, duan t’i nxjerrin njerëzit rrugëve


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti mbrëmjen e së mërkurës, pas shoqërimit të tij nga Policia.

Në një takim me fermerë në Elbasan, Rama tha se pas ngjarjes Policia e Shtetit menjëherë pezulloi oficerët e policisë për të mos qenë të përfshirë në proces dhe se organet kompetente po bëjnë punën e tyre. Ai kritikoi opozitën që sipas tij e shfrytëzon rastin për politikë.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë e shtetit se ka vrarë një djalë të ri, ndërkohë në mënyrën me korrekte dhe seriozë policia ka pezulluar personat që mos jenë të përfshirë në asnjë proces. Është ngarkuar agjencia përkatëse është mjekësia ligjore dhe nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, raportin e mjekësisë ligjore. Po si është e mundur, po çfarë lloj qeniesh janë këto, që ju dalin njerëzve si gogolë në ekrane e televizorëve. Në ato ekrane ku ju e shikoni, megjithëse flasin për një regjim që kontrollin gjithçka, praktikisht ne nuk kontrollojmë asgjë, sepse ato janë ekran në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pranuarve të tyre.

Duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin rrugëve. Pasi në mëngjes dalin e vrau e vrau policia, del pasdite një deputet dhe tregon si regjimi i prish biznesin.”- tha Rama nga Elbasani.