Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për vdekjen e 32-vjeçarit, qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Edi Rama, ne nuk harrojmë


Qytetarët protestues për vdekjen e të riut Lear Kurti pas shoqërimit nga policia janë larguar nga Ministria e Brendshme e kanë marshuar para kryeministrisë.

Ata bëjnë përgjegjës kreun e qeverisë Rama e ministrin e Brendshëm Çuçi për vdekjen e 32-vjeçarit e kanë kërkuar dorëheqjen e tyre.

Gjatë fjalimeve para Ministrisë së Brendshme e Kryeministrisë, qytetarët kanë deklaruar se nuk do harrojnë dhe se përgjegjësit do dalin para drejtësisë e do ndëshkohen.

“Ne nuk harrojmë Edi Rama. Nuk do të harrojmë kurrë se si i bëjë thirrje policisë që të ndihmonte në fushatën elektorale. Do të vijë dita që do ndëshkohesh. Të paralajmërojmë, siç tërhoqën zvarrë Enver Hoxhën, ashtu do të tërheqim zvarrë edhe ty nga karrigia, jo nga busti.” – tha një nga protestuesit.

Më herët qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Brendshme ku kërkuan dorëheqjen e Çuçit. Po kështu ata theksuan se në krye të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore është Ardi Veliu i cili ka disa histori manipulimesh në kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit.