Vendosni fjalën kyçe....

“O Nardi, po ça bën mo burrë…” – Meta poston videon gazmore me Ndokën në TikTok


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka postuar një video në TikTok, ku duket kreu i PDK-së Nard Ndoka shfaqet duke notuar në pishinë.

Meta e pyet Ndokën me humor se çfarë po bën e ai I përgjigjet se po stërvitet.

Më tej kreu i PL-së e pyet sërish Ndokën nëse po stëvitet për fitore a barazim e në fund e uron për fitore.

Biseda

Meta: O Nardi, po ça bën mo burrë…

Ndoka: Ça të bëjmë, stërvitje.

Meta: I jashtëzakonshëm…po për çfarë po bën stërvitjen, për fitore apo për barazim?

Ndoka: Stërvitje për energji.

Meta: Hajde forca! Fitore Nardi!