Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje të moshuarën, shoqërohet në Polici 30-vjeçari në Tepelenë


Një aksident ka ndodhur sot në Tepelenë, ku ka ndërruar jetë një grua 71-vjeçare. Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”. Një automjet ka aksidentuar një të moshuar e cila ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat.

“Rreth orës 13:00, në lagjen ‘Selam Musai’, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”- njofton Policia.