Vendosni fjalën kyçe....

Maskat hyjnë në një shtëpi në Klos, grabisin para e sende me vlerë


Një grabitje ka ndodhur pas mesnate në Klos.

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.

5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej rreth 8 mijë eurosh dhe 1 milion lek.

Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.